Fushata vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit 'Race for the Cure Prishtina 2023' fillon nesër

Fushata vetëdijësuese “Race for the Cure Prishtina 2023” do të hapet nesër në orën 17:00, në “Pishinën e Gërmisë”.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do të jetë po ashtu prezent.

Nga ora 16:15, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të mblidhen edhe çiklistë e motoçiklistë për t’ju bashkuar ngjarjes.

“Race for the Cure” është ngjarja më e madhe sportive në Evropë për shëndetin e grave.

Ajo ndihmon organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin.