Ilustrim

FSK do të marrë pjesë në stërvitje ushtarake në Kroaci

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh të inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.

Ushtrimi nis sot e do të zgjasë deri më 29 maj.

“Ky ushtrim ka për mision të promovoj stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të  përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë Amerikane dhe NATO-s dhe të forcoj kapacitetin dhe besimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar  “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë.

Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake.

Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Maqedonia Veriore, Sllovenia  dhe Bosnja e Hercegovina.