Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Freedom House e vlerëson Kosovën si vend "pjesërisht i lirë"

Raporti i Freedom House ka vlerësuar se Kosova është vend “pjesërisht i lirë”, pavarësisht përparimit në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Në këtë raport të publikuar më 29.02.2024, Kosova është vlerësuar me 60 pikë nga 100 pikët maksimale, njëjtë siç ishte vlerësuar edhe vitin e kaluar. 

Në të drejtat politike, Kosova është  vlerësuar më 28 pikë nga 40 maksimale. Ndërkaq, në të liritë civile është vlerësuar me 32 pikë nga 60 gjithsej. Në vitin 2022 Kosova kishte 25 pikë nga 40 në të drejtat politike dhe 31 nga 60 në liritë civile.

Raporti çdo vit vlerëson përparimin e shteteve. Në raportin e sivjetshëm ka vlerësuar 195 shtete dhe 15 territore. Në mënyrë të përgjithshme është vlerësuar që në aspektin e të drejtave politike dhe lirive të njeriut gjendja është “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”.

Rënie e përparimit është shënuar në 52 shtete, ndërkaq vetëm 21 shtete janë përmirësuar gjatë vitit 2023.

Freedom House me seli në Uashington, SHBA, punon për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të promovuar ndryshimet demokratike, me fokus në të drejtat politike dhe liritë civile.