Paris. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Franca u thotë qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Franca i ka rekomanduar çdo shtetasi të saj që aktualisht ndodhet në Rusi të largohet “pa vonesë”.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se po mbyllte të gjithë hapësirën ajrore për avionët rusë.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet:

“Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër Rusi (turistët, vizitorët, studentët, profesionistët në mision) të marrin masa për t’u larguar nga vendi pa vonesë me lidhjet ajrore ekzistuese.“/REL