FOTO - Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me ekip priten në odën e Jasharajve

Delegacioni i prirë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë pritur në odën e vëllait të komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jasharit në Prekaz.

Fillimisht ky delegacion kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK.

Nga Prekazi, krerët e tri institucioneve të vendit nderuan sakrificën e familjes Jashari për liri.

Përveç tyre, sot edhe liderët e partive opozitare kanë bërë homazhe në ditën e dytë të Epopes së UÇK-së.

Më 5 mars u bënë 24 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.