FOTO: Shemben copa betoni nga objekti banesor në qendër të Prishtinës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Dy ekipe të zjarrfikësve janë parë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, përballë hotelit “Grand” në Prishtinë.

Arsyeja e pranisë së tyre si duket është shembja e një pjese të betonit nga një objekt banesor.

Zjarrfikësit kanë rrethuar vendin me shirita para se të heqin copat e shembura.

Nga Policia rajonale e Prishtinës është thënë se nuk është marrë ndonjë informatë për rastin në fjalë.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.