FOTO: Qytetarët ndihen të rrezikuar nga shtyllat elektrike në grumbull dheu

Në rrugën në drejtim të Gjakovës nga udhëkryqi në hyrje të Klinës janë duke u zhvilluar punime për zgjerimin e rrugës.

Kompanitë që po i zhvillojnë punimet e kanë gërryer tokën përreth rrugës ekzistuese si dhe kanë vendosur shenjat që paralajmërojnë për kujdes gjatë vozitjes dhe kanë krijuar pengesa për të ngadalësuar shpejtësinë.

Gjatë punimeve, kompanive u ka rënë të gërmojnë edhe në vende ku ka shtylla elektrike.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, të cilat tregojnë gjendjen në të cilën kanë mbetur dy shtylla elektrike.

Në foto shihen se si shtyllat kanë mbetur në një grumbull dheu ndërkohë që pjesa tjetër e dheut përreth është hequr.

Sipas qytetarit, banorët e zonës por edhe qytetarët që me automjete kalojnë këndejpari janë në rrezik nëse do të shembej dheu dhe shtyllat do të rrëzoheshin.

Fotot janë  bërë në afërsi të fshatit Volljakë të Klinës.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: