Hulumtimi mbi 'Gjakderdhjen" financiare në Komunën e Prizrenit

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” do të transmetohen dyshimet për keqpërdorime në kontratën prej mbi 270 mijë eurove për ndërtimin e mini-parqeve të qytetit për qytetarët.

Një kontratë qindra mijëra euro është analizuar nga ekipi i “Drejtësia në Kosovë” ku është zbuluar edhe se çmimet e produkteve të kontraktuara kanë qenë me çmim shumë të lartë.

Gjithashtu në emisionin e sotëm do të ndiqni se si për dy karrige të ngjashme në përbërje vetëm se njëra nuk ka pasur doreza dallimi në çmim ka qenë 984 euro.

Hulumtimi i sotëm sjell detaje të pagesave dhe faturave që ka paguar Komuna e Prizrenit e qeverisur nga LVV me Mytaher Haskukën dhe tejkalimin e blerjes së produkteve me çmimet më të larta ndërsa ato të lirat thuajse nuk janë blerë fare ose janë porositur në numër të vogël.

Sonte Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka tregon edhe nëse ka dalë në terren për të parë blerjet sipas kontratës që ka nënshkruar vetë ai.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte prej orës 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com.