FOTO - Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitën pjesëtarët e FSK-së për ndihmë mjekësore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për “reagim të duhur e në kohë dhe për shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”.

Mehaj në rrjetin social “Facebook”, amerikanët i ka quajtur partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës, me të cilët, sipas tij, po vazhdojnë të punojnë në ngritjen e aftësive profesionale të FSK-së.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjesëtarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë. Bashkë me partnerët tanë të pazëvendësueshëm amerikan vazhdojmë suksesshëm në ngritjen e aftësive tona profesionale”, ka shkruar ministri Mehaj.

Më poshtë gjeni disa pamje nga kjo stërvitje të cilat i ka publikuar ministri Armend Mehaj: