Foto: KALLXO.com
FOTO: E ‘rezervon’ parkingun me shkallë
24.7.2019 - 20:26
Një metodë e rrallë e “rezervimit” të parkingut është regjistruar në Prishtinë.
Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, dikush është kujdesur që ta “rezervojë“ parkingun për veturën e tij duke i vendosur aty një palë shkallë.
Fotografitë janë bërë në rrugën “Justiniani”, që gjendet përfundi katedrales “Nënë Tereza”.
Qytetari ka thënë se nuk është i sigurt nëse në këtë pjesë lejohet fare parkimi, por diçka e tillë, sipas tij, ndodh shumë shpesh në këtë rrugë.
Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: