FOTO - Dorështrëngimi i parë: Thaçin e Kurtin i bashkon 12 vjetori i pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Albin Kurti i kanë shtrënguar duart për herë të parë në publik sonte, në pritjen e organizuar për nder të 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Dorështrëngimi është bërë pasi Thaçi ka përfunduar fjalimin e tij në të cilin e ka përshëndetur edhe Kurtin edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.