Foto: ZPRK

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili hap punimet më 22 tetor dhe mbahet me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

Organizuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX.