Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja, Nancy Pelosi - Foto: REL/AP

Fluturimi për në Tajvan, aeroplani i Nancy Pelosit ka qenë më i ndjekuri në histori

Nga momenti kur u nis nga Kuala Lumpur në 15:42, SPAR19 ka qenë fluturimi më i ndjekur në Flightradar24, thuhet në këtë ueb-faqe që përcjell lëvizjet e aeroplanëve nëpër tërë botën.

Në kohën kur ateroi në Taipei, SPAR19 ishte përcjellë nga 708 mijë njerëz në mbarë botën, që e bën fluturimin më të ndjekur live në histori të Flightradar24, transmeton Telegrafi.

Gjatë shtatë orëve fluturim nga Kuala Lumpur drejt Taipeit, 2.9 njerëz e kishin përcjellë një pjesë të këtij fluturimi.

 

E raportimet e mediave botërore tregojnë se kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ishte në aeroplanin që po udhëtonte drejt Tajvanit.

Një video e Reuters në Taipei ka konfirmuar se Pelosi ishte vërtetë në atë aeroplan.

Duke fluturuar përmes Indonezisë, mbi 200 mijë njerëz e kishin përcjell fluturimin dhe numri i tyre filloi të rritet derisa po i afrohej Tajvanit.

Me të zbritur në Taipei, fluturimin e ndoqën 708 mijë njerëz. /Telegrafi