Flet drejtori i Anti-drogës për KALLXO.com, demanton se janë kapur mbi 2 ton kokainë në Kosovë

Drejtori i Anti-drogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala ka demantuar lajmin se në Kosovë janë kapur më shumë se 2 ton kokainë.

“Nuk mund të jap shumë informacione por nuk janë 2.2 ton që janë kapur. Këto janë informacione nga mediat në Shqipëri që kanë manipuluar me informacionin. Janë në vendin e ngjarjes dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Ende nuk kemi diçka të saktë”, tha Shala për KALLXO.com.

KALLXO.com mëson tutje se një operacion policor si bashkëpunim mes Policisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë është finalizuar gjatë ditës së sotme dhe dyshohet se janë konfiskuar rreth 400 kilogramë kokainë.

Kamioni në të cilin ishte vendosur kokaina, siç merr vesh KALLXO.com, ka qenë duke transportuar edhe një sasie mishi.