Filmi ‘Sofra e varrit’ shfaqet në Rusi

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e varrit” me skenar të Mentor Zymberajt dhe në regji të Mirak Zymberajt, shfaqet sot në kuadër të Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Artkino” në Moskë të Rusisë.

Skenaristi i filmit, Mentor Zymberaj ka konfirmuar për KALLXO.com se filmi “Sofra e varrit” do të shfaqet në edicionin e 13-të të këtij festivali.

Njëherësh, skenaristi dhe aktori Mentor Zymberaj është ftuar të mbajë një master class online para shfaqjes së filmit.

Filmi “Sofra e Varrit” është realizuar nga Shtëpia Teatrore Filmike “AKT”.

Edicioni 13 i Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Artkino” mbahet deri më 13 dhjetor në Moskë.