Fillon numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka përfunduar procesin e vlerësimit të fletëvotimeve të votave të diasporës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili shtoi se numërimi i tyre do të bëhet sot.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi.

Gjykata Supreme e Kosovës me 30 tetorkishte vendosur pro apelit të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura me postë jashtë Kosovës. Këto vota kanë ardhur në Kosovë pas afatit ligjor, 5 tetorit.