Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

KQZ sot pritet të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e  sotme pritet të shqyrtojë dhe miratojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Shqyrtimi dhe miratimi i certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 6 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Mbledhja mbahet sot në ora 16:00 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka qenë ndër objektet me vëmendjen më të madhe publike javëve të fundit, që nga dita kur votuesit kosovarë dolën para kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend për mandatin e ardhshëm.

Kanë kaluar më shumë afër dy muaj nga dita e zgjedhjeve, por procesi zgjedhor u stërgjat si pasojë e gabimeve në numërim të cilat çuan në ankesa të shumta nga subjektet politike dhe kandidatët në garë drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) dhe Gjykatës Supreme.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i shqyrtoi ankesat e tyre, më 11 nëntor vendosi pro, kështu duke marrë vendim që të rinumërohen mbi 1,400 vendvotime dhe duke e mjegulluar edhe më tej rrugën drejt formimit të institucioneve të reja të vendit.

7 javë numërime votash