Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Dështon Xhavit Haliti, nuk e kalon pragun

Njëri prej figurave më të rëndësishme dhe më konstante të PDK-së, deputet i të gjitha legjislaturave në Kosovë, Xhavit Haliti, nuk ka arritur të bëhet deputet. Në zgjedhjet e 6 tetorit, Haliti ka marrë 8,351 vota, apo 2 mijë e 14 vota më pak vota se zgjedhjet e kaluara.

Haliti në legjislaturën e kaluar kishte hyrë me 10 mijë e 365 vota, ndërsa në këto zgjedhje ai ka marrë vetëm 8 mijë 351.

Këshilli qendror i zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka ketë 25 vende.

Deputetët e kësaj partie janë: Kadri Veseli me 146,763; Uran Ismaili me 28, 250 vota; Mergim Lushtaku me 18, 539 vota; Ferat Shala me 18, 334; Elmi Reçica me 17, 946; Bedri Hamza me 15, 471 vota; Abelard Tahiri me 14, 579; Kujtim Gashi me 13, 335 vota; Bajrush Xhemajli me 11, 664; Enver Hoxhaj me 11, 157 vota; Memli Krasniqi me 11, 034; Hajredin Kuçi me 10, 680; Bekim Haxhiu me 10, 538 vota; Sejdi Hoxha me 9, 676 vota; Fatmir Xhelili me 9, 347 vota; Eliza Hoxha me 9, 303 vota; Gazmend Bytyçi me 9, 119 vota; Fadil Nura me 9, 019 vota; Ariana Musliu- Shoshi me 8, 831 vota; Ganimete Musliu me 8, 397 vota; Evgjeni Thaçi me 8, 365 vota; Blerta Deliu- Kodra me 8, 099 vota; Besa Ismaili- Hoxha me 7, 887 vota; Floretë Zejnullahu me 7, 046 vota; Valdete Idrizi me 6, 236 vota.

Nga 25 deputetë, PDK-ja do të ketë në kuvend vetëm tetë gra.

Aktakuzë ndaj Halitit e Dreshajt për sulmin – kanosjen ndaj deputetit të LDK-së

Deputetët e PDK në Parlamentin e Kosovës