Foto: KALLXO.com
Fillon mbledhjen Kryesia e Kuvendit, pritet votimi për seancën për Qeverinë
22.3.2021 - 17:06
Para pak minutash ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila si rend dite e ka seancën për votimin e Qeverisë së re.
Siç merr vesh KALLXO.com, pas kësaj mbledhjeje nuk pritet të ketë deklarata për media.
Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë betuar dhe është zgjedhur kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas kësaj, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me përfaqësuese deputeten e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, ka dërguar një kërkesë në adresë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes kësaj shkrese, kjo parti ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re.
Seanca, sipas propozimit të LVV-së, do të mbahet prej orës 17:00.