Nexhmi Krasniqi (në rroba civile).

Fillon intervistimi i Nexhmi Krasniqit

Mëngjesin e sotëm ka filluar intervistimi i Nexhmi Krasniqit që ishte  drejtori i Policisë së Prizrenit në kohën e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit.

Ekipi i KALLXO.com raporton se intervistimi i Nexhmi Kransiqit ka filluar sot në orën 09:30.

Krasniqi po intervistohet në Drejtorinë e Hetimeve, në Policinë e Kosovës.

Nexhmi Krasniqi pas vdekjes së Astrit Deharit kishte qenë ndër të parët që e kishte cilësuar vdekjen e tij si vetëvrasje.

Sipas njoftimit të ish-drejtorit Krasniqi, Astrit Dehari kishte përdorur disa medikamente dhe kishte rënë në gjendje kome, e më pas, gjatë rrugës për në Emergjencë, kishte ndërruar jetë.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në Emergjencë ka ndërruar jetë. Në Emergjencë ka shkuar pa shenja jete”, kishte deklaruar Nexhmi Krasniqi.

Hetimet për rastin misterioz Dehari janë duke vazhduar pasi instituti zviceran nuk ka përjashtuar mundësinë që Astrit Dehari të jetë vrarë.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për intervistimin e Nexhmi Krasniqit.

Nexhmi Krasniqi nesër merret në pyetje në lidhje me rastin Dehari