FIFA me sanksione të reja ndaj Rusisë

FIFA ka marrë disa vendime në raport me Rusinë pas pushtimit që kjo e fundit ia bëri Ukrainës.

Përmes një njoftimi, FIFA ka njoftuar se nuk do të organizojnë asnjë kompetecion në Rusi.

Këto vendime, FIFA i ka marrë në bashkëpunim me UEFA-në.

“Asnjë kompeticion ndërkombëtar nuk do të luhet në territorin e Rusisë, ku ndeshjet si vendas luhen në territor neutral dhe pa shikues. Shoqata anëtare që përfaqëson Rusinë do të marrë pjesë në çdo garë nën emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë (RFU)” dhe jo “Rusia”. Asnjë flamur apo himn i Rusisë nuk do të përdoret në ndeshjet ku marrin pjesë ekipe nga Unioni i Futbollit të Rusisë”, janë disa prej sanksioneve të vendosura nga FIFA.