FIFA dënon Shqipërinë për incidentet gjatë takimit me Poloninë

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë me 150 mijë franga dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të incidenteve në takimit Shqipëri – Poloni.

Përmes një njoftimit të publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të FSHF-së, thuhet së mbrëmjen e sotme është njoftuar me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më 12 tetor 2021 në “Air Albania Stadium”.

“Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

FSHF shpreh keqardhjen dhe bën të ditur se do ta marr masa për mos përsëritjen e situatave të tilla të cilat dëmtojnë Kombëtaren.

“Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara”, thuhet në njoftim.