Festivali "Anibar" këtë vit do të mbahet virtualisht

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, këtë vit do të mbahet në mënyrë virtuale duke transmetuar programin artistik përmes platformave dixhitale.

Sipas njoftimit të festivalit, programi i planifikuar do të shfaqet për mysafirët vendorë dhe ndërkombëtarë në format virtual për shkak të pandemisë.

“Mundësia e organizimit të kinemave të hapura do të mbetet opsion vetëm nëse situata pandemike përmirësohet gjatë muajit gusht” thuhet në njoftim.

Nga 1300 filma, 139 të përzgjedhur  do të shfaqen gjatë shtatë ditëve të festivalit.

Ekipi i Anibar ka njftuar se filmat janë ndarë në  shtatë kategori, ku pesë  prej tyre do të jenë në garë: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Video Muzikës së Animuar dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa , dy kategoritë tjera do të jenë jashtë garës: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Në  mesin e filmave të përzgjedhur nga Anibar, do të shfaqet edhe premiera botërore e “All Those Sensations in my Belly” e regjisorit Marko Djeska, film ky që garon në Garën Ballkanike dhe në Kategorinë e të Drejtave të Njeriut.

Filmat që do shfaqen në edicionin e 11-të të festivalit janë shfaqur dhe nominuar në festival ndërkombëtare si  “Annecy International Animation Film Festival”, “The Academy Aëards”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Sarajevo Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Ottaëa International Animation Festival.”

Anibar, do të mbahet nga data 17 deri 23 gusht të këtij viti.

Edicioni i njëmbëdhjetë i këtij festivali ishte planifikuar të mbahet në korrik por për shkak të përhapjes së COVID-19 ishte shtyer për muajin gusht.