‘Peja Jazz’. Foto: Anibar

Kinema ‘Jusuf Gërvalla’ dhe festivali ‘Anibar’ mbajnë në dhjetor festivalin e xhazit

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë dhe festivali, “Anibar” do të organizojnë në muajin dhjetor edicionin e parë të festivalit të xhazit, “Peja Jazz”.

Përmes një njoftimi për media, organizatorët e festivali, “Anibar” bëjnë të ditur se festivali “Peja Jazz” do të mbahet nga 7 deri më 10 dhjetor 2020, në Kinemanë “Jusuf Gërrvalla” në Pejë.

“Në kohën kur pandemia Covid-19 ka godit skenën e kulturës, gjithandej globit, organizatorët kanë dëshiruar të sfidojnë veten që mu në këtë kohë të krijojnë një ngjarje të re kulturore e cila ka për qëllim zvogëlimin e distancës mes nesh, gjithmonë duke respektuar masat në fuqi për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.

Pos sipas njoftimit, “Peja Jazz” do të jetë një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz dhe ideve të reja.

“Kjo ngjarje do të zhvillohet në datat 7,8,9 dhe 10 dhjetor në hapësirën e Kinemasë ‘Jusuf Gërvalla’ në Pejë.  Të njëjtat koncerte do të transmetohen edhe live në mediat sociale të Kinema ‘Jusuf Gërvalla’ dhe ‘Peja Jazz’. Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, ndërsa së shpejti do të filloj shitja e biletave”, thuhen në njoftimin e “Anibar”.

Edicioni i parë i “Peja Jazz” organizohet në kuadër të projektit të “Anibar”; “Komunitet i Fuqizuar përmes Artit dhe Kulturës”, i mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyrës së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut.