Foto: Facebook/Anibar.
Risitë e edicionit të 14-të të festivalit ‘Anibar’
Mbi 100 filma nga 36 vendet të ndryshme do të prezantohen në edicionin e 14-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, “Anibar” që nisi dje në Pejë.
Me temë ‘Love/Dashni” edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të ketë në fokus komunitetin LGBTIQ+.
Ceremonia e hapjes së festivalit “Anibar” u mbajt në Kino Liqeni në Parkun “Karagaqi” në Pejë,
Gjatë ditëve sa do të zgjas ky edicion i “Anibarit”, sipas programit do të shfaqen 160 filma të ndarë në 9 kategori, 7 prej tyre garuese.
Sipas organizatorëve, pjesë e këtij festivali do të jenë edhe filma të animuar të autorëve kosovarë, në kategorinë e videove muzikore dhe kategorinë e të rinjve.
Përveç shfaqjeve të filmave dhe konkurrencës, “Anibar” ofron një gamë të larmishme ngjarjesh, si ligjërata me producentin Eric Stough, panele, një pitching konkurs, punëtori dhe aktivitete të shumta sociale dhe të rrjetëzimit mes artistëve.
Ngjarje këto të cilat, sipas organizatorëve të festivalit “Anibar” ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për profesionistët e industrisë, talentet në zhvillim dhe entuziastët e animacionit për t’u lidhur, shkëmbyer ide dhe për të nxitur bashkëpunimin.
Festivali “Anibarit” do të zgjas deri më 24 2023.