Festivali ‘Anibar’ publikon programin e filmave të edicionit të 12-të

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar” do të mbahet mes datave 23-30 korrik 2021 në Pejë.

Gjatë këtij edicioni, do të prezantohen 242 filma dhe do të shfaqen live e online të ndarë në 9 kategori.

“Këtë vit, më shumë njerëz se kurrë kanë shansin të përjetojnë Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit ‘Anibar’ përmes formatit hibrid të festivalit. Do të kemi një festival online dhe live. Takohemi në Pejë, Kosovë nga data 23-30 korrik, ose shikoni filmat tanë në një platformë të veçantë online Anibar”, thuhet në njoftimin e “Anibar” në Facebook.