
Foto: Anibar Media Team
Mbyllet festivali "Anibar", shpallen filmat fitues
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit “Anibar” mbrëmë në mbylljen e edicionit për këtë vit ka shpallur fimat fitues në kategori të ndryshme.
“Anibar” i cili për herë të parë këtë vit erdhi në version virtual me mbi 150 filma si pjesë e programit artistik, i shfaqi ata përmes platformës online.anibar.org.
135 filma kanë qenë pjesë e garës.
Filmat fitues në garën ndërkombëtare janë shpallur : “Acid Rain”, “Flesh”, “Just A Guy” dhe “Average Happiness”.
Filmat fitues në garën studentore: “Un diable dans la poche”, “In Orbit” dhe “Gravedad.”
Filmat fitues në garën ballkanike: “All those sensations” dhe “Arka.”
Ndërsa filmat fitues në garën me video animacion muzikor u zgjodhën: “Kishi Bashi – Violin Tsunami”,“Christmas Morning”, “The Turning Point in my belly”, “Arka”.
Filmat fitues të garës së të drejtave të njeriut janë: “Umbilical” dhe “Migrante.”
Filmat garues janë ndarë në pesë kategori: kategoria e Filmave Ndërkombëtar, Studentor, Ballkanik, e të Drejtave të Njeriut si dhe Video Animacionit Muzikor dhe janë vlerësuar nga juria ndërkombëtare dhe ajo studentore.
Anibar këtë vit u mbajt në mënyrë virtuale nga 17 gushti deri me 23 gusht.
Pjesë të prezantimeve ishin figura botërore si David Silverman, Brooke Keesling, Chris Robinson, Blies Brothers dhe Susi Jirkuff.
Qëllimi i edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit ishte njohja e kontributit të njerëzve të cilët po angazhohen për njerëzimin dhe Tokën.