‘Anibar’ publikon hulumtimin për situatën kulturore në Pejë

Organizata ‘Anibar’ ka publikuar hulumtimin, “Situata me kulturën në Pejë – Një përcepsion publik”.

Hulumtimi siç njofton ‘Anibar’ përmes një komunikate për media, ka për qëllim matjen e përshtypjeve të banorëve të komunës së Pejës në raport me gjendjen kulturore në këtë komunë.

“Autorët, Granit Karagjyzi dhe Zana Ramovic kanë synuar që përmes këtij raporti të transmetojnë qartësisht nevojat, mungesat dhe kërkesat e banorëve mbi atë që konceptohet si kulturë dhe jetë kulturore”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Për realizimin e këtij studimi, por sipas komunikatës, është përdorur kryesisht metoda kuantitative, përmes pyetësorit të standardizuar me 16 pyetje, ku si mostër janë përzgjedhur 150 respodentë nga 10 zona në komunën e Pejës, duke përfshirë zonat urbane dhe ato rurale.

Ky hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Komunitet i fuqizuar përmes artit dhe kulturës”, i mbështetur  nga Goethe-Institut.

Për ta parë hulumtimin e plotë klikoni këtu.