Foto: Gani Pajaziti, Facebook

Festa me armë, policit të Kosovës i bie predha e plumbit në hyrje të shtëpisë

Gani Pajaziti, zyrtar në Policinë e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij pasi një predhë plumbi i ka rënë në hyrje të shtëpisë së tij.

“Kjo predhë ka rënë në hymjen e shtëpisë sime në momentin e ndrrimit të motmoteve”, ka thënë Pajaziti.

Tutje ai ka u ka bërë thirrje të gjithë qytëtarëve të mos gjuajnë me armë zjarri pasi mund ta lëndojnë dikë tjetër të pafajshëm.

“Kjo predhë mund të ishte fatale për familjen time si pasojë e personave të pandërgjegjshëm”, ka shtuai Pajaziti.

Zyrtari i Policisë ka publikuar disa fotografi ku shihet predha.

Foto: Gani Pajaziti, Facebook