Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Një Grua Plagoset në një Aheng Familjar

Sipas njoftimit të Policisë së rajonit të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 21:45 në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës gjatë një ahengu familjar është plagosur një grua nga të shtënat me armë zjarri.

“Sipas hetuesve që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime thuhet se një i dyshuar kishte shtënë me pistoletë në ajër mirëpo një plumb e gishte goditur ballkonin e shtëpisë dhe kishte ndërruar kahe me ç’rast e ka plagosur një femër në këmbë”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në një ordinancë private në Suharekë e më pas është udhëzuar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në masën e arrestit policor.