Ferizaj - Sulmoi gruan dhe djalin me sëpatë, arrestohet i dyshuari

Një person i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe djalit të tij është arrestuar në Ferizaj. Sipas Policisë, në mes natë në gjendje të dehur tenton me sopatë të sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij, mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes.

Policia njofton se mbrëmë, rreth orës 23:40 është raportuar për një rast të dhunës në familje, në qytetin e Ferizajt, konkretisht në rr. Lulzim Guta.

Në lidhje me këtë, policia ka bërë të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E. S. (M/K) 56 vjeçar, i cili gjatë ditës kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori për Dhunë në Familje dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.