Foto: Ilustrim
Ferizaj: Rrahje në pompë të derivateve, Policia arreston 3 persona
08.12.2019 - 19:39
Policia e Kosovës njofton se dje pak pas mesnate ka arrestuar tre burra të dyshuar, të cilët për shkak të një problemi të mëhershëm te një pompë e derivateve i kishin sulmuar fizikisht dy burra të tjerë, të cilët si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.