Ferizaj, një person gjobitet për përdorim të dritave rrotative

Një person është gjobitur pasi ka përdorur drita rrotative (ngjyrë të kuqe dhe të kaltër) në automjetin e tij.

Një qytetarë ka dërguar informacionet në aplikacionin ‘’Lajmëro Policinë’’ të shkarkuar nga rrjeti social “TikTok”.

“Policia, e ftoi shoferin SH.B (M/K) 23 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë dhe ju konfiskua edhe pajisja, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka ftuar qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.