Foto: Spitalii Ferizajt

Ferizaj: Një mjek dhe shtatë infermierë tash e pesë ditë të vetizoluar

Komuna e Ferizajt deri më tani ka 98 persona të infektuar me CoVID- 19, ndërsa janë edhe 14 persona që presin për testim.

“14 raste presin për testim, 5 janë të qytetit të Ferizajt, ndërsa 9 janë rast kontakti nga një ushtar i FSK-së”, tha drejtorii Spitalittë Ferizajt, Jeton Zeqiri për KALLXO.com.

Në këtë komunë janë vetizoluar edhe një pjesë e stafit shëndetsor, rasti i një qytetari të Kaçanikut i cili, sipas Zeqirit, ka qenë i padisiplinuar dhe i ka shkaktuar problem punëtorëve.

AI kishte rezultuar pozitiv me CoVID- 19, dhe si pasojë e kësaj me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik personali shëndetsor është futur në vetizolim.

“Rasti i Kaçanikut, i shtriri në Ortopedi në QKUK ka qëndru dy orë te ne dhe është observu. Punëtorët tanë kanë qenë me masa mbojtëse, mirëpo pacienti ka qenë i padisiplinuar i ka kapë edhe punëtorët për shkak të patologjisë që ka pasë, kështu në konsultim me IKShPK, ata na kanë rekomandu për vetizolim”, tregoi ai.

Të vetizoluarit janë një mjek Ortoped si dhe shtatë infemierë në mesin e të cilëve një teknik i rëntgenit si dhe një shofer, tha drejtori.

Të mërkurën ose të enjten pritet të u bëhet testimi dhe nëse rezultatet dalin negativ atëherë do t’i kthehen punës.

Drejtori thotë se gjendja e tyre është stabile dhe deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma.

763 persona janë të infektuar në nivel vendi, 166 të shëruar dhe 22 të vdekur.