Foto: Ilustrim

Ferizaj, kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen 8 të dyshuar

Polica rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sot në orët e hershme ka pranuar një informacion inteligjent se në një lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt dyshohet se disa persona po luanin bixhoz, veprimtari që sipas ligjeve të Kosovës është e ndaluar.

Njësitë e Policisë e kanë identifikuar lokalin dhe aty kanë hasur 8 persona duke luajtur bixhoz.

Në vendin e ngjarjes pjesëtarët e Policisë kanë gjetur 405 çipa që konvertohen në shuma të caktuara parash gjatë lojës, 7 palë letra bixhozi, dhe një fletore që të dyshuarin e përdornin për të shënuar aktivitetin e tyre.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar ata janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit, 8 të dyshuarit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.