Ferizaj, gruaja dyshohet që sulmoi me thikë burrin

Një burrë ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet që është sulmuar me thikë nga bashkëshortja e tij.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si vrasje në tentativë.