Ilustrim

Ferizaj - Dhunohet një grua

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 21:30 në Ferizaj një grua ka njoftuar se është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

Tutje policia sqaron se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit  është bastisur shtëpia e  të dyshuarit  ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.