Ilustrim

Ferizaj, arrestohet një person për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për sulm seksual ndaj një vajze/gruaje në Ferizaj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sulmi seksual për të cilin është arrestuar i dyshuari, është raportuar më 8 dhjetor, sipas Policisë së Kosovës.

“Ferizaj / 08.12.2023-16:30. Lidhur me rastin është identifikuar dhe  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.