Ilustrim.

Ferizaj, arrestohet një burrë për dhunë ndaj gruas

Policia në Ferizaj ka arrestuar burrin F. T., 33 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje, kishte sulmuar bashkëshorten e tij T. Z., 27 vjeçe.

Rasti ka ndohur më 22 dhjetor rreth orës 19:30 në rrugën “Vëlllezërit Gërvalla”.

“Më datë 22.12.2022 rreth orës 19:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F. T. (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar bashkëshorten e tij T. Z. ( F/K) e moshës 27 vjeçare”- thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia  thekson se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe Sulmi”- thuhet me tej nga policia.