Ilustrim

Ferizaj, arrestohet 22-vjeçari i dënuar për vjedhje

Është arrestuar në shtëpinë e tij në Dubravë të Ferizajt një 22-vjeçar, i cili ishte i dënuar për vjedhje.

I njëjti thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit – burgim prej 6 muajsh.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘Vjedhje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është njoftuar se arrestimi i të njëjtit ka ndodhur sot rreth orës 18:40.