Faton Peci thotë se do përditësojnë sistemin e informacionit në Ministri dhe rivlerësojnë aplikimet për grante

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, Faton Peci, ka raportuar në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) për ministrinë që drejton.

Peci tha se pasi kanë marr raportin e Auditorit ka autorizuar ish kryeshefin e Agjencisë së Zhvillimit Rural që të bëjë një plan.

Ai theksoi se sistemi i komunikimit dhe informacionit në këtë Ministri është i dobët dhe lehtë i korruptueshëm.

“Në përputhje me obligimet ligjore që më përkasin mua si ministër, sapo kemi marr raportin e auditorit, unë kam autorizuar ish kryeshefin e Agjencisë së zhvillimit rural që të bëjnë një plan të veprimit për adresim të gjetjeve të ZKA”, tha ai.

“Unë kam bërë një vlerësim të gjendjes edhe pa ardhur raporti i ZKA-së dhe sistemi i Teknologjisë së Informacionit në Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë është ndër më të dobëtit në nivel të institucioneve dhe është e pakuptimtë se si institucionet e Kosovës që nga viti 2011 kanë investuar për herë të parë në këtë sistem në vlerë prej 3700 euro, dhe përmes këtij sistemi që është lehtë i korruptueshëm, jo kredibil janë shpërndarë rreth 50 milionë euro në vit”, tha Peci

Ministri Peci tha se ky sistem i vjetërsuar është edhe arsyeja pse kanë shumë zyrtarë në procedura gjyqësore.

Peci tha se për një periudhë tre vjeçare do bëjnë një sitëm të ri të komunikimit dhe informacionit.

“Si rezultat i këtij sistemi të vjetruar dhe mungesa e politikave të qarta në ministri për 10 vite, kemi një situatë tejet të rënduar në këtë ministri dhe kemi involvim të madh të zyrtarëve që janë në proces gjyqësor dhe një numër kanë aktakuza”, tha ai.

“Veprimet që i ka paraparë ky agjension në kuadër të planit të veprimit ku do kontraktojmë një kompani që për një periudhë 3 vjeçare do përditëssojnë sistemin e informacionit dhe komunikimit”, shtoi tutje Peci.

Sa i përket procesit për ndarje të granteve, Peci para komisionit deklaroi se do bëhet rivlerësim për të shmangur keqpërdorimet.

“Në Ministrinë e Bujqësisë, në kategori të caktuara më i madh është borgji sesa disponueshmëria e mjeteve, ne prej se kemi ardhur nuk kemi zhvilluar ndonjë procedurë të vlerësimit, kur kam nisur punen kam gjetur një program të granteve në proces të cilin e kam prolonguar pasi nuk mund të bëhet vlerësim i granateve me një sistem të tillë, jo transparent. Jemi në bisedime me organizata që do marrin pjesë në procesin e monitorimit”, tha ai.

“Meqenëse  subvencionet janë objekt i trajtimit penal të prokurorisë, unë kam kërkuar që të krijohet një task forcë prej 11 zyrtarëve me qëllim të riverifikimit të gjitha lëndëve për përfitim”, tha Peci.

Peci madje ndau detaje edhe për mënyrën si është tentuar të aplikohet për grante duke manipuluar.

Ai tha se ka pasur informacione që në një subvencion për grurë, është aplikuar në emër të përftimit për grurin, ndërsa në parcelë janë pyje.

Peci tha se gjetjet e auditori në përgjithësi qëndrojnë dhe do punojnë që të përmbushin rekomandimet që janë dhënë nga ZKA.