Faruk Mujka për largimin e asfaltit në parkun e qytetit në Mitrovicë: Vetëm u mbulua me një shtresë të dheut

Gjatë tetorit të vitit të kaluar, një ngjarje jo shumë e zakonshme kishte ndodhur në qytetin e Mitrovicës. Në mes të parkut të qytetit ishte shtruar asfalt.

Deri në fund të dhjetorit të vitit 2021, Komuna kishte thënë se janë duke e trajtuar rastin.

Faruk Mujka, ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, ka thënë se para disa javësh një pjesë e asfaltit është larguar nga Komuna ndërsa sot një pjesë tjetër u mbulua me shtresë dheu. Ai ka postuar edhe disa fotografi nga parku.

Mujka e ka quajtur këtë ‘mrekulli’, duke ironizuar se javën tjetër aty mund të mbijnë edhe drurë dekorativë.

“Pasi para disa javësh vetëm sa për efekt mediatik u largua një pjesë e asfalltit e shtruar ilegalisht muaj më parë në parkun e qytetit, sot pjesa tjetër vetëm u mbulua me një shtresë të dheut. Teknologjia ka përparuar mjaft dhe ka gjasa që javën tjetër aty të mbijnë edhe drunjtë dekorativ. Nuk i dihet. Ka premtime”, shkroi ai.