Asfaltimi i rrugës në parkun e Mitrovicës

Asfalti midis parkut në Mitrovicë, Komuna thotë se janë duke trajtuar rastin

Në fund të muajit tetor, në parkun qendror të qytetit të Mitrovicës u shtrua asfalt.

Me asfaltin midis parkut nuk u pajtuan shumë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Mitrovica, të cilët nisen edhe një peticion online.

Në anën tjetër, qeverisja e re në këtë Mitrovicë njoftoi se janë duke u marrë më rastin.

Në kohën kur po pushteti ekzekutiv lokal po kalonte nga një parti te tjetra, një kompani private kishte shtruar asfalt në parkun qendror të qytetit të Mitrovicës.

Pas më shumë se dy muaj, ekzekutivi i ri, që në krye ka Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë për KALLXO.com se janë duke e trajtuar rastin.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për informim tha se me rastin po merren edhe organet e rendit dhe ligjit.

“Ju njoftojmë se organet komunale brenda kompetencave dhe përgjegjësive që kanë janë duke e trajtuar rastin, ku të gjitha dokumentet e lëshuara që lidhen me këtë lëndë sa i përket ligjshmërisë së tyre janë duke u trajtuar edhe nga institucionet tjera përgjegjëse të zbatimit të ligjit dhe çështjeve ligjore”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Mitrovicës.

“Komuna do të veprojë në përputhje me legjislacionin duke pasur prioritet gjithmonë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Ndërkohë, qytetarë dhe aktivistë nga qyteti kanë nis një peticion online për heqjen e asfaltit në parkun qendror të Mitrovicës.

“Meqë kemi qenë në kohë të ndërrimit të pushtetit, dhe meqë ka pasë kundërshti mes asaj që e kanë thënë institucionet dhe bizneset dhe së fundi nuk kemi pa ndonjë hap konkret nga pushteti i ri, neve nuk na mbetet rrugë tjetër përpos t’i ndërmarrim të gjitha hapat për me e largu asfaltin e kështu me i’a rikthy dinjitetin parkut”, thuhet në peticion.

Kreu i ri i komunës, Bedri Hamza kishte premtuar se njëra nga punët e para që do të merret si shef ekzekutivi do të jetë çështja e shtrimit të asfaltit në parkun e qytetit.

Asfalti midis parkut të qytetit, Hamza: Në ditët e para të punës do të trajtohet kjo çështje

KALLXO.com kishte raportuar edhe më parë për rastin.

 

Asfaltimi “i nxituar” në parkun e Mitrovicës, i papranueshëm për banorët

www.kallxo.com