Vushtrri, vrasje, 30.10.2023

Familja e të vrarit në Vushtrri hap dyert për ngushëllime

Familja e personit të vrarë dje në Vushtrri kanë hapur dyert për ngushëllime.

Ata nuk kanë pranuar të flasim rreth rastit për KALLXO.com

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në rastin ku mbeti i vrarë një person dje në Vushtrri dhe dy të tjerë u plagosën.

Një ekip i Policisë së Kosovës momentalisht është duke qëndruar afër shtëpisë së njërit nga të dyshuarit në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica”.

Policia ka konfirmuar se fillimisht dje kishin arrestuar dy persona, J. S., 24 vjeçar dhe E. B., 24 vjeçar, ndërsa gjatë hetimeve kanë identifikuar edhe tre person të tjerë.

Me urdhër të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Njëri nga të plagosurit i cili po trajtohet në mjekim intensiv është në gjendje të rëndë, ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Njëri është transferu në Klinikën e Ortopedisë në gjendje më të mirë ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në intensiv”- ka thënë Syla për KALLXO.com

KALLXO.com është duke provuar të kontaktoj me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Pesë të arrestuar për vrasjen në Vushtrri