Komisioni Europian - Bruksel

Foto: Denis Sllovinja

Eurodeputeti holandez: Thellësisht i turpëruar me justifikimin e ri ndaj Kosovës për vizat

Eurodeputeti holadez, Thijs Reuten është shprehur i turpëruar me qeverinë e vendit të tij dhe siç thotë ai edhe të katër vendeve tjera lidhur me kërkesat e reja për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Përmes rrjetit Twitter, ai tha se pasi Kosova plotësoi të gjitha kushtet në vitin 2018, derisa tani gjetën një justifikim të ri për të shtyrë vendimin për viza.

“Shumë i turpëruar me qeverinë holandeze dhe katër të tjerët. Pasi Kosova plotësoi të gjitha kërkesat në vitin 2018 + një vlerësim shtesë jashtëzakonisht pozitiv me kërkesën Holandës, ata gjetën një justifikim të ri për të shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”- është shprehur ai.

 

Presidenca Çeke e Këshillit Evropian ka thënë të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë, ajo nuk e ka specifikuar se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Përmes një deklarate të publikuar pas debatit të mbajtur nga grupi punues për vizat në këtë Këshill, Presidenca Çeke ka thënë se duhet të vazhdojë diskutimi.

Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë marrë vesh se Franca ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Gërvalla për vizat: Nuk pati kundërshtime, janë ngritur çështje teknike