Emri ‘Arbër’ i shtohet galaksisë

Pasi shqiptarët zgjedhën emrin Arbër për ta emërtuar planetin HD 82886b dhe Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet, ky emërtim sot u certifikua nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve.

“Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigante në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë” deklaron Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Sipas ATSH-së e këtë zgjedhje, shqiptarët dërguan një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë.