Emërohet pasuesi i Njazi Thaçit në KEK

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Në një bisedë për KALLXO.com, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregëtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se në vend të Njazi Thaçit është emëruar Luigj Imeri, si U.D kryeshef në KEK.

Për të, ministrja Hajdari tha se ka një përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

“Në KEK është emëru një prej drejtorëve më profesionist, apolitik, një djalë që ka mbijetu që ka vite e vite, është Luigj Imeri. Ai është inxhinier i elktros dhe ka më shumë se 17 vite përvojë pune”, deklaroi Hajdari.

“Ai e njeh mirë KEK-un, energjinë dhe sektorin e energjisë në përgjithësi”, tha ajo.

Bordi i Kundërligjshëm i KEK-ut