Ilustrim

Dyshohet se sulmuan fizikisht një 25-vjeçar, arrestohen tre persona në Shtime

Tre persona janë arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një 25-vjeçar.

Sulmin ndaj viktimës dyshohet se e kanë shkaktuar tre persona, N.A, 44 vjeçar, A.A, 23 vjeçar dhe A.A, 21 vjeçar, të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në këtë rast, Policia ka thënë se një person, D.A, 25-vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike.

Viktima fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Të dyshuarit fillimisht janë identifikuar e më pas janë arrestuar dje rreth orës 22:00. Tre personat e dyshuar më pas janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.