Arrestimi i të dyshuarve nga Policia e Shtetit, Foto: Policia e Shtetit

Dyshohet se plagosi me thikë dy persona, kapet 17-vjeçari në Korçë

Një 17-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë dy persona në Korçë.

Sipas Policisë së Shtetit, i dyshuari J. G., 17 -vjeç, gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

“Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.