Dyshohet se i falsifikonte testet e COVID-19, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të falsifikimit.

Sipas Policisë, i arrestuar dyshohet se me 24 gusht ka bërë falsifikimin e testeve të COVID-19.

Pas hetimeve dhe masave të fshehta, njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin dhe ta arrestojnë.

‘’Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet.